Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik nga Bujanoci, Shaip Kamberi, kandidat për deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se pavarësisht ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tërrnoc, partia që udhëhiqet nga ai do të vazhdojë procesin deri në fund. Loja është ngritur në një fazë krejtësisht tjetër, ne jemi në një betejë për një mandat për arsye se pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura në Tërrnoc dhe pavarësisht se arritëm të sigurojmë një mandat, dje SPS ka dorëzuar ankesë në komisionin komunal zgjedhor ku konteston rezultatin e zgjedhjeve me tendencë që të anulojë zgjedhjet në këtë vendvotim që do të na sjellë në një fazë të re politike, akoma nuk ka mbaruar loja”. Sipas Shaip Kamberit vendimi përfundimtar i takon Gjykatës administrative, i i cili është një proces që mund të zgjasë dhe eventualisht me një vendim politik të anulohen zgjedhjet në këtë vendvotim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …