leoni

Shala: Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjtë edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës

Në një postim ti tij në facebook, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka thënë se: Secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës është asgjë më shumë veç se emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shteteve. Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjtë edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës. Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta. Luftimi edhe i vet qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do t’i përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve, ka thën ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …