Shala: Dersniku shpalos Dardaninë antike

Në vazhdën e vizitave nëpër lokalitetet arkeologjike të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi Dersnikun e Komunës së Klinës, ku u njoftua nga afër me gërmimet, gjetjet dhe konservimet që po bëhen në këtë lokalitet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Po ashtu, në Dersnik janë bërë publike gjetjet e reja arkeologjike, si mbetjet e një pallati rezidencial, mozaikët dhe stelat, për çka ministri Shala falënderoi ekipin që punon aty, duke u shprehur se kjo punë e jashtëzakonshme dhe gjetjet e jashtëzakonshme në këtë lokalitet të rëndësishëm të Dardanisë antike, janë vlerë e madhe për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala u shpreh se është e rëndësishme që puna në këtë lokalitet të jetë sistematike, në mënyrë që të zbulohet e tërë sipërfaqja e këtij lokaliteti të rëndësishëm arkeologjik.

Po ashtu, Shala u shpreh se është me rëndësi që gërmimet të arrijnë deri te shtresa e parë, që është e identitetit të Kosovës dhe Dardanisë tonë.

Ai më tej shtoi se Qeveria e Kosovës gradualisht po e bën trashëgiminë e Kosovës, më saktësisht Dardanisë antike dhe atë mesjetës, prioritet nacional. Kjo dëshmohet me interesimin dhe rritjen e buxhetit për 50% për këtë lokalitet, dhe shtoi se Institucionet e Kosovës po punojnë që ky interesim për trashëgiminë kulturore të përkthehet edhe me një ndihmë më të madhe konkrete buxhetore financiare, me synimin që ky lokalitet në të ardhmen të shndërrohet në park arkeologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …