Ministri Shala: Do të jem përkrah bizneseve dhe kërkojë që ato të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme

Shala: Do të jem përkrah bizneseve dhe kërkojë që edhe ato të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me prodhuesit vendor së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ku diskutuan për çështjet e të bërit biznes në Kosovë. Ministri Shala, përmes një shkrimi ka siguruar përkrahjen e tyre dhe i ka ftuar bizneset që të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregjti të Brendshme. “Bashkëbisedova me prodhues vendor bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z.Arian Zeka, dhe u ngritën shumë çështje në lidhje me të bërit biznes. Bizneset i sigurova se do të jem përkrah tyre, duke iu kërkuar që të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme. Po ashtu më informuan se kanë rritur prodhimin, shitjen dhe numrin e punëtorëve këta muajt e fundit, që ky fakt më gëzon shumë, sepse detyrë dhe mision i imi është fuqizimi i bizneseve dhe rritja e prodhimit vendor”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …