Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka shfaqur shqetësimet për mungesë të duhur të menaxhimit të kursimeve të qytetarëve të Kosovës në Trustin e Kursimeve Pensionale. Ai ka theksuar se është shqetësuese fakti që mbi 2 miliard e 500 milion euro të investuara brenda dhe jashtë vendit, janë pa nivel të lartë menaxhimi. “Është shqetësuese për ekonominë e vendit, për sistemin financiar vendor, neglizhenca dhe përbuzja e Qeverisë në këtë relacion, kur ne sot të gjithë kapacitetet financiare të Trustit, mbi 2.5 miliard euro, të investuara brenda dhe jashtë vendit, i kemi pa nivel të lartë menaxhimi, i kemi jashtë kontrollit. Këto para i kemi jashtë sistemit menaxherial në kohën e lëvizjeve të mëdha në tregjet globale, në kohën e një shkalle të lartë të inflacionit. Rreth 500 milion euro mjete në sistem ose në instrumente mikrofinanciare, praktikisht në para kesh, janë pa nivel të duhur të menaxhimit si rezultat i një politike të pa qartë, të pa njohur, të pa parë deri më tani te Qeverisë së Kosovës. Është e pakuptueshme se si është kaq inferiore, kaq neglizhencë, kjo qeveri në raport me mjetet e taksapaguesve, me mjetet e Trustit, me mjetet e të gjithë atyre kontribuuesve” ka deklaruar për Ekonomia Online, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …