Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala ka tërhequr vërejtjen se gjendja e të burgosurve është rënduar shumë, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në shkeljen e të drejtave të tyre. Ai ka thënë se nëse qytetarët që nuk janë nëpër burgje ballafaqohen me shumë probleme për shkak të pandemisë, atëherë kjo gjendje reflektohet shumë më tepër brenda burgjeve, për faktin se ata edhe ashtu janë të privuar nga liria. Pandemia u ka shkaktuar shumë probleme, për ata që kanë qenë shfrytëzues të vikendit nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi, pastaj vizitat familjare apo vizitat e lira një kohë kanë qenë të ndaluara pastaj janë liruar pak, mirëpo kjo është e pamjaftueshme, dhe në aspektin shëndetësor kanë pësuar shumë, sepse nuk janë dërguar me kohë që të marrin trajtimin e duhur. Të burgosurve u janë shkelur të drejtat e njeriut. Ne kemi kërkuar lirimin e disa të burgosurve që nuk kanë paraqitur rrezik për sigurinë, dhe tek ne nuk ka fare të liruar, Presidentja s’e ka falur asnjë të burgosur, dhe gjykatat që është për çudi e që kanë pasur mundësi t’i lirojnë të burgosurit të cilët e kanë një sëmundje të pashëruar prej 25 rasteve nuk e kanë liruar asnjë, që është zhgënjim i madh për ne” ka deklaruar mes tjerash kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …