Shala: Kërkesat e opozitës janë të ligjshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Drejtori i këtij Këshilli, Behxhet Shala i ka quajtur të papranueshme skenat e dhunës në Kuvend, meqë kjo sipas tij, po e destabilizon vendin. “Jemi në një situatë ku opozita vazhdimisht e pengon pozitën në mbajtjen e mbledhjeve në Kuvend duke shpërndarë gaz lotsjellës, pastaj edhe policia është e detyruar të marr vendime ligjore ndaj deputetëve, ka thënë Shala. Drejtori i KMDLNJ-së ka dënuar arrestimet e deputetëve të opozitës, duke shtuar se në asnjë vend të botës nuk ndodh që brenda një nate të arrestohen kaq shumë deputetë. Shala ka vlerësuar se kërkesat e opozitës janë të ligjshme, porse duhen gjetura mënmyra të tjera për realizimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …