Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se fillimi i punimeve në rrugët të cilat për vitet të tëra kishin ngecur, është përgatitje për fillimin e fushatës zgjedhore. “Vetëm për faktin e fillimit të punimeve në rrugët regjionale dhe nacionale të cilat tash e katër vite kanë stopuar ose kanë ngecur, e meriton ky vend që ta dinamizoj çështjen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak që një farë forme e ka dinamizuar edhe qeveri në këtë vit të fundit të saj duke filluar disa prej projekteve të cilat, është dashur që të jenë të përfunduara. Është e pamundur që gjitha këto rrugë që janë, qoftë ajo për Mitrovicë, qoftë për Pejë, qoftë për Gjilani ose rruga për Gjakovë, rruga tjetër për Besianë, është e pamundur që me këtë vit kalendarik të përfundojnë. Kjo qeveri është karakterizuar me mungesë projektesh, me mungesë investimesh, me jo shfrytëzim të buxhetit e veçanërisht të kategorisë së buxhetit në investime kapitale. Gjithçka çka kemi parë deri tani në kuptimin ekonomik janë skemat sociale” ka thënë mes tjerash, deputeti, Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …