Ministri i MTI-së, Endrit Shala, thotë se përmes fondit 2.3 milionë euro të Bankës Botërore do të mbështetën kompanitë tona, për ta rritur kualitetin e produkteve duke i certifikuar me standarde ISO. Ai ka theksuar se bizneset tona do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme, që të përfitojnë nga këto fonde. “Përmes fondit “Programi për Grantet e Përputhshme (PGP)”, të financuar nga Banka Botërore në vlerë 2.3 milionë euro synojmë t’i mbështesim kompanitë tona, që ta rrisim kualitetin e produkteve, duke i certifikuar me standarde ISO, që ta rrisim eksportin e produkteve kosovare dhe përmes këtyre aktiviteteve të ndikojmë direkt në zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe njohjen e vendit tonë, si një vend prodhues i produkteve kualitative. Besoj se bizneset tona do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme, që të përfitojnë nga këto fonde dhe të punojnë shumë që të jenë konkurrent edhe në tregjet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …