Shala priti në takim përfaqësuesit e OJQ-ve të Komunës së Malishevës

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, priti në takim përfaqësuesit e OJQ-ve rinore, me të cilët diskutoi për zhvillimin e aktiviteteve me theks të veçantë, realizimin e Planit të Veprimit Rinor Lokal 2021-2023. Projekti që së shpejti do të  filloi me realizim është ”Fuqizimin e rinisë”, projekt me të cilin u pajtuan  palët në takim, ky projekt do të niste me zgjedhjen e përfaqësuesve rinorë nëpër fshatrat të cilët do të jenë pjesë përbërëse e KVRL-së dhe me këtë do të ketë një gjithëpërfshirje nga 44 fshatrat e Komunës së Malishevës me përfaqësues rinor. Në vazhdim të diskutimeve të rinjtë u njoftuan me aktivitetet  për vullnetarizmin dhe përfitimet e vullnetarëve rinor nga puna vullnetare e tyre dhe trajnimet që do ti marrin nga ky aktivitet. Në fund të takimit të dy palët njëzëri u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në të mirë të rinisë së komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …