Behxhet Shala

Shala: Procesi i vaksinimit të të burgosurve po realizohet në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë problem

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka deklaruar se procesi i vaksinimit të të burgosurve po realizohet në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë problem. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë se te shumica e qendrave të paraburgimit, pothuajse shumica gjendja është  e mirë sa i përket tek vaksinimi i personave të privuar nga liria dhe stafi që punon me ta, gjendja është më e mirë sesa jashtë burgjeve. Shumica e të burgosurve janë vaksinuar, tash po marrin vaksinën e dytë e poashtu edhe pjesa e stafit janë vaksinuar. Ai ka shtuat më tutje se departamenti i burgjeve bashkë më shërbimin korrektues e ka koordinuar mirë punën dhe po e mban në kontroll pothuajse nuk ka asnjë rast në mesin e të burgosurve, ndërsa stafi ka disa raste por që po menaxhohet mirë dhe deri tash nuk ka asnjë pengesë. Kanë mjete të mjaftueshme dhe situata është e qëndrueshme. Nga ana tjetër, këshilltari ligjor, Anton Nrecaj gjendjen e të burgosurve nuk e sheh aspak të mirë, pasi sipas tij, ka marrë telefonata nga burgjet lidhur me trajtimin jo të mirë gjatë pandemisë në qendrat e paraburgimit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …