leoni

Shala: Produktet tona do të gjejnë vendin e tyre ne tregjet rajonale, ashtu sikur produktet e vendeve të rajonit e kan vendin e tyre në tregun tonë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në monitorim të vazhdueshëm dhe duke analizuar çdo lloj barriere tregtare, tarifore dhe jo tarifore që vendoset për produktet e Kosovës gjatë eksportit në cilindo vend, sidomos me ato të CEFTA-së. Në raportin e ekspertit të angazhuar nga MTI dhe Zyra e BE në Kosovë u dokumentua që barrierat tarifore dhe jo tarifore më të larta janë me Serbinë, Bosnjën por edhe vendet tjera. Këto barriera janë në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e CEFTA. Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat të parapara me këtë marrëveshje në mënyrë që ti zgjidhim këto probleme sa më shpejt që është e mundur. Për më tepër, unë jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e vendeve mike që secilën barrierë tregtare për produktet e Kosovës ta eliminojmë në kohë sa më të shkurtër të mundshme, ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Produktet tona do të gjejnë vendin e tyre ne tregjet rajonale, ashtu sikur produktet e vendeve të rajonit e kan vendin e tyre në tregun tonë, është shprehur ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …