Zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se refuzimi që po ja bënë Vetëvendosja krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serb po bëhet me qëllim të dërgimit të vendit në zgjedhje të parakohshme. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vlerësuar se mos themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht presionit ndërkombëtar është njëri nga pretekstet për ikjen e Kurtit në pranverën e ardhshme, por janë edhe problemet e tjera sociale dhe energjetike, me të cilat Qeveria po ballafaqohet. Ai ka theksuar më tutje se qeveria po tregohen se nuk ka fare alternativë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka theksuar më tutje se për cilëndo situatë të mundshme përgjegjësia bie mbi qeverinë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …