Shala: Rritje e jashtëzakonshme e industrisë për përpunimin e drurit

 

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në një postim të tij në facebook ka thënë se gjatë dy viteve të fundit industria e përpunuesve të drurit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Shala ka theksuar se kjo rritje ka ndodhur si rezultat i duarve të vyera të njerëzve tanë dhe përkrahjes së vazhdueshme për këtë industri. Ai ka thënë se: “Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, në një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …