Duke komentuar interpelancën e kryeministrit, Isa Mustafa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka theksuar se udhëheqësit e vendit po tallen me qytetarët e Kosovës. Kur po flasin për marrëveshjet që po i bëjnë në Bruksel, udhëheqësit e shtetit po tallen me qytetarët. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka marrë kodin telefonik, por dihet mirëfilli se aplikimin e ka bërë Austria, pronare është Serbia, ndërsa ne vetëm e shfrytëzojmë. Kryeministri në raportimin e tij për veriun e vendit nuk foli për jetën e shqiptarëve atje. Ai nuk është kryeministër vetëm i serbëve të veriut, por edhe i shqiptarëve. Atje banorët të cilët kanë jetuar dikur, tashmë janë të shpërngulur. Megjithatë askush nuk merret me kthimin e tyre në pronat që posedojnë. Kryeministri, Isa Mustafa bën telefonata në Serbi për çështjet e serbëve disa herë në ditë por ai nuk e pa të udhës që këtë gjë ta bëj për ta liruar një zyrtar të lartë të policisë së vendit, ka theksuar deputeti Haxhi Shala duke aluduar në arrestimin e zyrtarit të lartë të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …