Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Shamolli ka thënë vendi ynë ka nevojë për angazhim në fusha të shumta. Ai ka theksuar se përparësi duhet t’i jepet ekonomisë dhe hapjes së vendve tpë reja të punës por pa lënë anash për asnjë moment investimet në arsim, shëndetësi, ushtri e siguri. “ Unë ju bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të mos ikin nga Kosova sepse ajo është e jona. Do të jem zëri i qytetarëve dhe do ta mbrojë çdo gjë për qytetarët e Kosovës. Sfidat janë të mëdha por për mua do të jetë një program i shkurtër si individ, si arsim, shëndetësi, polici, ushtri, ekonomi. Ekonomia është ajo që mban të gjitha. Do të jem zëri i qytetarëve në parlament. Hapje të vendeve të punës sa më shumë sepse Kosova ka nevojë për vendeve të reja të punës” ka thënë mes tjerash gjatë intervistës për “Ekonomia Online” kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Shamolli.