Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në Suharekë dhe Mamushë, derisa thotë ai se ata nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë edhe Hasin, pas motit me furtunë. Dy ditë më parë fortuna shkaktoi dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare. Totaj shkruan se është për të ardhur keq, se si Kryeministri nuk gjen kohë ta vizitojë një rajon të madh, për t’i ofruar përkrahjen e merituar institucionale. Ai madje thotë se gjatë tri viteve të fundit, kur pushtetin lokal e udhëheq Vetëvendosje, Hasi është injoruar vazhdimisht. Kjo qasje, sipas tij tregon se Kurti e Haksuka shkojnë në Has, vetëm sa për të “shnuk” vota, të cilat ndonëse të pakta, deri tash i kanë marrë pa asnjë meritë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …