Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kryetari Ferizajt, Agim Aliu prezantoi projektet e nënkalimit në Prizren dhe parkingun nëntokësor

Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kryetari Ferizajt, Agim Aliu prezantoi projektet e nënkalimit në Prizren dhe parkingun nëntokësor

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka prezantuar në detaje dy prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Komunën e Prizrenit. Ndërtimin e parkut të ri mbrapa Shtëpisë së Bardhë me 690 vend-parkingje të reja dhe nënkalimin parë në qytetin tonë, ish BVI – Bazhdarhane me rreth 200 metra. Kryetari Totaj ka thënë se “këto dy projekte do të krijojnë lehtësira të mëdha qarkullimi, do të ofrojnë mundësi relaksimi e aktivitetesh për qytetarët dhe rritje të kapaciteteve të parkingjeve për turistët”. Do të ketë vende parkingu shtesë dhe hapësira rekreative e kulturore për rininë e Prizrenit. Ne kemi bërë analizat dhe projeksionet tona, ky projekt është i domosdoshëm për lirimin e fytit të ngushtë, do të zgjidh çështjen e parkingjeve dhe do të kemi dhe hapësira shtesë për rininë” u shpreh Totaj.

Me këtë rast kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka folur rreth përvojës së tij të ndërtimit të nënkalimit të njohur në Ferizaj. Unë shprehem i bindur se Shaqir Totaj do të realizoj shumë projekte të tilla dhe do të inicojë prosperitet, zhvillim dhe funksionalizim urban në qytet” u shpreh Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …