leoni

Shaqir Totaj: Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë është joserioze, sepse nuk i ka votat në Kuvend

Shaqir Totaj: Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë është joserioze, sepse nuk i ka votat në Kuvend

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar se iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë është joserioze. Ai ka thënë se qeveria nuk mund të rrëzohet pa i siguruar votat në Kuvend. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja merret me këtë çështje vetëm pasi mocioni të vijë në Kuvend. “Derisa nuk i ka nënshkrimet dhe nuk arrin ta mbledhë numrin e mjaftueshëm të votave për mocion, ne e konsiderojmë iniciativë  joserioze. Ndërsa neve nuk na është drejtuar në mënyrë formale e as zyrtare ashtu siç do të duhej t’i drejtohej një parti partisë tjetër. Apelet në konferenca për media për ne janë joserioze. Totaj ka vlerësuar se tani nuk është koha e duhur për ta rrëzuar qeverinë. “Çështja  e rrëzimit të qeverisë duhet të ndërlidhet edhe me momentin. Pra, të shihet se kur është momenti më i volitshëm për të shkuar në zgjedhje. Jo vetëm ta rrëzojmë qeverinë pa ditur çka më tutje”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …