leoni

Shaqir Totaj

Shaqir Totaj: Mënyra se si është diskutuar dhe planifikuar Konventa e PDK-së nuk pritet të sjell ndonjë befasi

Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin do të mbahet më 3 korrik, mirëpo deri tani nuk ka pasur ndonjë kandidat zyrtar. Nënkryetari i kësaj partie, Shaqir Totaj, i cili është edhe kandidati i partisë për Prizren ka thënë se nga këto zgjedhje nuk pret befasi. “Kohë shumë e shkurtë, procesi do të përfundojë brenda 10 ditësh. Nuk kemi kohë për të humbur nuk do të ketë penalizim besoj shumë se do të mbyllet me sukses do të kemi një kryetar të ri ose do të kemi vazhdimësi të zotëri Hoxhajt”, ka thënë ai. Ai ka treguar edhe arsyen se përse nuk pret befasi nga zgjedhjet e brendshme. “Nuk mund të konfirmoj asgjë në këtë drejtim sepse konventa do të mbahet, të shohim çfarë do të sjell konventa, por unë nuk pres befasi sepse mënyra si e kemi diskutuar, mënyra si e kemi planifikuar, mënyra si do të realizohet po thuajse e përjashton mundësinë për të pritur befasi”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …