Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, Shaqir Totaj përmes një postimi në rrjetin social ka drejtuar akuza për kryetarin e këtij qyteti, Mytaher Haskuka i cili sipas tij po vazhdon të jetë i paaftë në drejtimin e kësaj komune dhe po tregon mungesë të lidershipit dhe fuqisë menaxheriale. “Supermeni Mytaher Haskuka MYTA, vazhdon që paaftësinë e tij dhe të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga LV-ja për t’u ballafaquar suksesshëm me sfidat e udhëheqjes së qytetit të Prizrenit ta kamufloj me akuza të vazhdueshme në drejtim të të gjithë faktorëve relevant të jetës publike jo vetëm në qytetin e Prizrenit. Nuk kursehen nga kritikat asnjë nga institucionet relevante përfshirë këtu edhe drejtësinë, por Myta e ka të pamundur që mos të përmend PDK-në që si duket iu ka shndërruar në ankth që po e lë pa gjumë. Deficiti serioz në kapacitete menaxheriale të partnerëve të koalicionit të udhëhequr nga LV si dhe mungesa e lidershipit tek z. Haskuka janë faktorët kyç që po e pamundësojnë performancën të cilën aq shumë LV-ja e kishte premtuar. Është një shembull tipik i keqpërdorimit te besimit të dhëne nga ana e votueseve të Prizrenit”, ka shkruar Totaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …