Shaqir Totaj

Shaqir Totaj prezantoi sloganin e fushatës: Bashkë për Prizrenin

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar sot sloganin e fushatës për zgjedhjet lokale “Bashkë për Prizrenin”
Në postimin e tij në Facebook, ai ka thënë se ky slogan nuk është një moto e bukur por një thirrje e sinqertë për bashkim të të gjithëve dhe pa dallim për qytetin e Prizrenit.
Sipas tij, vendimarrja duhet kthyer tek qytetarët dhe jo tek një grusht i vogël njerëzish siç ka qenë deri më tash.
Ky është postimi i plotë i tij:
Bashkë për Prizrenin nuk është vetëm një moto. Nuk është një slogan i bukur e me dizajn kreativ të cilin po e prezantojmë sot. Është një thirrje e sinqertë për bashkim të të gjithëve dhe pa dallim për qytetin tonë. Bashkë për Prizrenin sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe ta ndalim të keqen e degradimin që ka prekur çdo segment të jetës në Prizren.
Duke u angazhuar secili prej nesh, në familjet tona, lagje dhe fshatra, do të mund t’i hapim rrugë shumë projekteve të mira dhe punëve të mëdha që na presin. Prizreni ka shumë potencial dhe të ardhme të ndritshme që duhet shfrytëzuar. Resurset njerëzore, bukuritë dhe trashëgimia e pasur historike duhen mirëpërdorur për ta rritur potencialin turistik e investimet nga jashtë.
Jam i përkushtuar të punoj pandërprerë dhe me ndershmëri për të mirën e qytetit. Prandaj më duhet mbështetja e juaj që ta kthej vendimmarrjen tek secili qytetar. Të vendosim bashkë për çdo investim në lagje e fshatra, për çdo rrugë të re, për çdo hapësirë të gjelbërt, çerdhe, trajtim të ujërave të zeza, pastrim rrugësh, mbjellje të pemëve, pastërti të qytetit, mirëmbajtje të objekteve historike e fetare, dhe më shumë kënde lojërash për fëmijët e kujdes për të moshuarit. Bashkë vendosim për fuqizim të gruas, për arsim më cilësor e shërbime më të mira shëndetësore.
Bashkë do t’i marrim vendimet. Bashkë do të qeverisim. Bashkë për Prizrenin është vizioni jonë i drejt që i bashkon njerëzit. Ne bashkë vendosim për qytetin dhe për të ardhmen tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …