Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj thotë se përkrahja e qytetarëve për ta po rritet çdo ditë. Thotë se prizrenasit janë të zhgënjyer me qeverisjen e Mytaher Haskukës. “Trendi i pushtetit aktual në Prizren ka trend të rënies”, thotë Totaj. Ai shprehet optimist për fitore në këtë qytet. “Unë shumë besoj se ne deri në fund të fushatës do të kemi ngritje të vazhdueshme dhe në fund të fushatës do të kemi rezultat shumë të mirë dhe këtë e bazoj përveç në sondazhe, e bazoj edhe në feedback ose informacione kthyese që ne i marrim çdo ditë nga qytetarët nëpër lokacione të ndryshme, si në qytet ashtu edhe në periferi”, thotë Totaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …