leoni

Shaqir Totaj thotë se Partia Demoratike e Kosovës nuk e ka prioritet përfshirjen në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti

Shaqir Totaj synon të kthehet në politikë dhe të garojë për kryetar të degës së PDK-së në qytetin e Prizrenit

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vendosur të kthehet në politikë dhe të garojë për kryetar të degës së PDK-së në Prizren. Ai ka thënë se për shkak të mbështetjes popullore që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale në Prizren, ai ka vendosur të garojë për të parin e degës së PDK-së në Prizren. “Unë kam vendosur për të parin e degës së PDK-së në Prizren, pasi elektorati e priti mirë kandidaturën time për kryetar të Prizrenit”, ka deklaruar ai. Punonjësi i ATK-së, thotë se ai dëshiron të jep kontributin e tij në reformimin e PDK-së të cilin e ka filluar kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli. “Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur të freskojë partinë me figura të reja. Elektorati ka reaguar pozitivisht, dhe është treguar si një mundësi që me figura të reja PDK-ja të mobilizohet dhe të dal më e fortë, dhe unë kam vendosur në këtë kontekst të jap kontributin tim duke ofruar potencialit tim intelektual dhe bagazhin, kredibilitetin dhe integritetin personal”, thotë Totaj. Duke folur për zgjedhjet në Prizren, Totaj ka thënë se synimi është të ofrohen të larguarit e dikurshëm nga PDK, kuadrot e reja dhe anëtarësia e heshtur. “Shumica e nëndegëve presin reforma në degën e Prizrenit… Ekziston një gatishmëri që gara do të shkojë fer. Më e rëndësishme është ecuria e zgjedhjeve se ndonjë afat kohorë, por besoj se më së largu në janar do të zgjidhet kryetari i degës”, është shprehuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …