Shaqiri: Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk e kanë ngritur asnjëherë zërin kundër gjendjes së rëndë të popullit shqiptar në IRJM

Komandanti i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri ka shfaqur revoltën dhe shqetësimin e tij me gjendjen e shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me vetëdijen e tyre si dhe me mos interesimin e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar në këtë vend. Ai ka thënë se pozita e popullit shqiptar në ish Republikën e Jugosllave në Maqedoni është tejet e rëndë dhe në vend se shqiptarët të organizohen dhe mbajnë protesta për përmirësimin e gjendjes së tyre ata mbajnë protesta për zhvillimet në Turqi! Duke komentuar njoftimet për torturat që po ju bëhehn pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”, veprimtari, Xhezair Shaqiri ka theksuar se torturat janë edhe më të mëdha se sa që bëjnë të ditur mediet. Ai ka theksuar më tutje se është e habitshme se si asnjë qeveritar nga Shqipëria apo Kosova nuk e kanë ngritur as edhe njëherë të vetme zërin kundër tortura çnjerëzore që janë duke u bërë pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”! Pushtetin në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e ka mbanë një strukturë e kriminalizuar dhe shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të poshtëruar se sa me këtë pushtet të përbërë nga VMRO-BDI, ka theksuar veprimtari, Xhezair Shaqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …