Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Sharja e fyerja e krerëve të lartë të Shtetit dhe simboleve shtetërore do të sanksionohen si vepra penale

Kryetari, Hashim Thaçi, ka themeluar komisionin  për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, me ç’ rast  ka kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Është saktësuar si vepër e rëndë penale fyerja dhe shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë edhe kryetarin. Dënimet për shpifje ndaj tij janë deri në 5 vjet burgim. Një prej iniciativave të para të Hashim Thaçit, pas ardhjes në krye të shtetit, ishte ndryshimi i Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Ai themeloi një komision për të nisur punën menjëherë. Kushdo që do të guxojë të shpifë apo ta fyej atë, e pret burgu. Dënimet për këto dy vepra janë nga tre muaj deri në pesë vjet burgim. Me këto ndryshime të Kodit Penal sanksionohen edhe shpifja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit. Këto sanksione janë të parapara me nenin 134.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …