Para vendimit të NATO-s, për të ndërhyrë në përballimin e forcave serbe për të ndaluar fushatën e dëbimit të shqiptarëve nga Kosova për 25 vjet më parë, u zhvilluan një sërë përpjekjesh diplomatike për të parandaluar eskalimin e konfliktit. Në këtë kontekst, një mision diplomatik amerikan, i njohur si K-DOM, u angazhua në monitorimin e situatës në Kosovë, duke punuar në bashkëveprim me vëzhguesit e OSBE-së, si dhe me përfaqësuesit evropianë dhe rusë. Shon Berns, ish-drejtues i këtij misioni dhe diplomat me përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit, dha për Zërin e Amerikës vlerësimin e tij për situatën aktual në Kosovë dhe raportet e tensionuara me Serbinë. Byrnes shtoi se hezitimi i autoriteteve të Kosovës për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe reflekton tensionet dhe qasjen armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …