Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Stano. Duke kujtuar se Marrëveshja e vitit 2013, u ratifikua në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve, Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar që ta zbatojë atë. Kryeministri Albin Kurti e kishte shpallur të vdekur Asociacionin, duke thënë se formimi i tij i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe duke përsëritur se ajo marrëveshje ishte shpallur jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Stano, thekson se në BE, presin që “Kosova t’i respektojë zotimet që ka marrë në Dialog”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …