Taksat e BE-së që iu kundërvihen mallrave amerikane hyjnë në fuqi sot

SHBA dhe BE kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës

Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë  se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake.“Sidomos jo si një shtet që mezi nënshkroi MSA-në dhe ende nuk ka regjim, pa viza me BE-në. Një Britani e Madhe e fuqishme dhe e pasur edhe mund t’i lejojë vetes brenda disa muajve t’i mbajë dy parë zgjedhje, por jo edhe një Kosovë të varfër. Nëse në tentimin e parë koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë e nuk mandatohet Vetëvendosja vendi do të shkojë në zgjedhje të reja”, thotë Reka. Por atëherë ai thekson se Vetëvendosja do të forcohet edhe më shumë, duke e formuar në vjeshtë vetë Qeverinë pa nevojë koalicionimi. “Nëse pas tre vjetësh ‘Vetëvendosja’ u rrit për 120 për qind, çka mund të presim pas vetëm tre muajsh si fituese e këtyre zgjedhjeve? 2017-a është krejtësisht ndryshe nga 2014-a. Kush nuk e kupton këtë vërtet jeton jashtë realitetit politik”, thotë Reka, transmeton zeri.info. Ai beson se Thaçi do të veprojë sipas Kushtetutës, por nëse koalicioni që ka fituar më shumë nuk arrin t’i sigurojë 61 deputetë, ai (presidenti), sipas tij, duhet t’i japë mandatin partisë se mund ta bëjë këtë. Dhe këtë herë, për dallim nga 2014-a, Reka thotë se jo vetëm Thaçi, por më shumë SHBA-ja dhe BE-ja do ta kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re për shkak të prioriteteve gjeopolitike dhe rajonale, ku një Kosovë vakum strategjik, pa qeveri, me terren të hapur për përzierje të lojtarëve të tjerë jashtë komunitetit Euroatlantik (si Rusia apo ISIS-i), siç shprehet ai, vetëm sa do ta zgjaste agoninë qeveri-formuese.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …