Ftesa që ju ka bërë kryetari, Hashim Thaçi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve, ka marr përgjigje pozitive. “Ne presim të kemi Ekipet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Ambasadës së ShBA-ve në mbarë Kosovën për të ndihmuar që rezultatet të reflektojnë vullnetin e votuesve. Presim që zgjedhjet të bëhen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane,” ka thënë zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Michelle Schohn. Edhe zyrtar të Bashkimit Evropian kanë thënë se BE-ja po shqyrton në mënyrë intensive të gjitha mundësitë për vëzhgimin e procesit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …