SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja globale e Kombeve të Bashkuara për emigracion

SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja globale e Kombeve të Bashkuara për emigracion

Kryetari i SHBA-së Donald Tramp, ka vendosur që shteti të tërhiqet nga pjesëmarrja në bisedimet për miratimin e marrëveshjes globale, me të cilin do të përmirësohen të drejtat ndërkombëtare për emigrantët dhe refugjatët. Këtë e komunikoi mbrëmë misioni i përhershëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Sot misioni i SHBA-së në KB e njoftoi sekretarin e përgjithshëm se SHBA-ja e ndërpret pjesëmarrjen në Marrëveshjen globale për emigracion”, qëndron në kumtesën e misionit. Në dokument theksohet se në shtator të vitit të kaluar Uashingtoni e ka nënshkruar Deklaratën e Nju-Jorkut, me të cilën të gjitha 193 shtetet anëtare të KB-së u dakorduan që të aprovojnë në vitin 2018 dy marrëveshje globale – për menaxhim të valës së emigracionit dhe për masa për refugjatët. “Deklarata e Nju-Jorkut përmban numër të madh të dispozitave, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me politikat e SHBA-së në sferën e emigracionit dhe për refugjatët”, bëjnë të ditur nga misioni i SHBA-së në KB.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …