Zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar Ukrainën që të mos nis ofenzivë të re kundër forcave ruse pa arritur furnizimet e fundit me armatim amerikan. Njoftohet se këto udhëzime janë dhënë nga një delegacion i lartë amerikan, përfshirë nënsekretaren e Shtetit, Wendy Sherman, dhe zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare, Jon Finer, që ishin në Kiev ditët e fundit për bisedime me zyrtarët ukrainas. Armët e reja amerikane, që përfshirë autoblinda, mund ta ndihmojnë Ukrainën që të ndryshojë rrjedhën se si zhvillohen luftimet. Njoftohet se këta këshilltar, i kanë thënë autoriteteve ushtarake ukrainase që Ukraina ka shpenzuar shumë burime për të mbrojtur qytetin e Bahmutit, por ka gjasa të mëdha që rusët të largojnë ukrainasit nga ky qytet. Ata kanë thënë gjithashtu se ukrainasit po përdorin shumë burime për ta mbrojtur këtë qytet ndonëse janë duke bërë plane për ofenzivë për të dëbuar forcat ruse që po e mbajnë nën kontrollë pjesën jugore të Ukraninës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …