Ragmi Mustafi: Lugina është në agjendën e Uashingtonit

SHBA ka paralajmëruar Iranin se nuk do të mundet ta mund Izraelin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka paralajmëruar Iranin se nuk do të mundet ta mund Izraelin nëse e sulmon sërish. Një zyrtar i lart amerikan është cituar të ketë deklaruar në kushte anonimiteti se “ u kanë thënë iranianëve, nuk do të mund të ndalim Izraelin, dhe nuk mund të garantojmë që sulmi i radhës do të jetë i kalibruar sikurse i mëparshmi”. Radio Evropa e Lirë njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se do të pozicionojnë asete ushtarake shtesë në Lindje të Mesme, përfshirë shkatërrues të raketave balistike dhe aeroplanë luftarakë me rreze të gjatë. Ky njoftim është parë si paralajmërim për Iranin.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …