Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar autoritetet e Izraelit. Zëri i Amerikës njofton se plani për të shtyrë ndërhyrjen e mundshme me trupa tokësore në Gazë, do t’i jepte më shumë kohë Shteteve të Bashkuara të punonin me partnerët në rajon, për lirimin e personave të tjerë që po mbahen peng nga grupi militant i Hamasit. Një zyrtar i lart i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është cituar të ketë thënë se ende është e paqartë nëse ky argument do të ndikonte mbi Izraelin. Ky zyrtar amerikan ka në pah se falë ndihmës së Katarit në ndërmjetësimin me Hamasin, u bë i mundur lirimi i dy pengjeve, Judith dhe Natalie Raanan.
