Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve me 5 qershor. Përfaqësia diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë konsideron se fakti që vetëm një parti ka dorëzuar listën e kandidatëve për 5 qershor, shton brengën se kushtet nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme. Në reagimin e kësaj ambasade tërhiqet vërejtja se nëse mbahen zgjedhjet me 5 qershor, ato nuk do të bëjnë asgjë në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, por vetëm do të rrezikojnë integrimin euro-atlantik të vendit. “Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje te partitë politike që të mblidhen në kuvend, të anulohen zgjedhjet, të shfuqizohet falja dhe të zotohen për një agjendë agresive të reformave”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …