Në mjediset e Kazermës të Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim, Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) dhe pastrim të fushëbetejave (BAC), si dhe u zhvillua dorëzim-pranimi i një donacioni me pajisje specialistike për operacione të Deminimit, dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në vlerë prej afër 200 mijë euro. Me këtë rast, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovës për donacionin dhe mbështetjen në vazhdimësi të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase. Sipas njoftimit, në tërësi, që nga viti 1999 e këndej nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese janë pastruar mbi 50 milionë metra katrorë sipërfaqe dhe janë gjetur mbi 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera. E po sipas njoftimit, i tërë ky sukses nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e miqve tanë nga SHBA-të, të cilët kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, si me trajnime, pajisje e mbështetje tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …