Pas paralajmërimeve të Rusisë mbi mundësinë e vendosjes së armëve të saj bërthamore në Bjellorusi, ka reaguar edhe Departamenti amerikan i Mbrotjes. Në reagim thuhet se deri më tani, nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. “Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë. Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s” thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Këto deklarata vijnë një ditë pasi që një ditë më parë ( 25 mars ) presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …