SHBA-të sot u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmit ajror që vrau komandantin e lartë iranian në Bagdad, Qassem Soleimani. Ambasada amerikane u kërkoi qytetarëve të saj të braktisnin Irakun nga ajri ose të zhvendosen në një vend të dytë përmes rrugëve tokësore. Për ata që kanë nevojë për mbështetje të konsullatës, Konsullata e Përgjithshme e SHBA-ve në Erbil, do të jetë në shërbim, thuhet më tej. SHBA konfirmoi të enjten se kreu sulm duke vrarë Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare. Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …