Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një shkrimi në rrjetin social ka bërë të ditur se SHBA-të kanë dhuruar respiratorë, termo-skanderë si dhe pajisje tjera për stafin shëndetësor. Ai ka thënë se sot ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …