SHBA-të i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-kryetatrit, George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington

SHBA-të i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-kryetatrit, George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-kryetarit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota. Ish-kryetarët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan kryetarit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-kryetarin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe kryetari i 43-të i SHBA-së. “Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.”, tha ai. Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babanë e tij si “një njeri të madh e fisnik”. Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në “Twitter”, shkruante: “ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka pasur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë! ” Kancelarja gjermane Angela Merkel, Princi Charles i Britanisë, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti polak Andrzej Duda ishin mes atyre që ndoqën funeralin për nder të presidentit të 41-të të SHBA, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare. Gjatë shërbesës u mbajtën fjalime edhe nga ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney, ish-senatori amerikan Alan Simpson dhe historiani Jon Meacham, biograf i Bushit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …