Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj urdhrit të presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin për rritjen e gatishmërisë së forcave bërthamore ruse. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se ky veprim i presidentit Putin, është i papranueshëm. “Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme” ka deklaruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, gjatë intervistës për CBS News.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …