Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që të forcojë qëndrimin e saj për të parandaluar Iranin në zhvillimin e raketave balistike dhe kryerjen e testeve bërthamore, tha të mërkurën Sekretari Amerikan i Shtetit. Mike Pompeo i tha gjithashtu Këshillit të Sigurimit se embargoja e armëve mbi Iranin, nuk duhet të hiqet në vitin 2020 dhe i bëri thirrje këshillit të vendosë “masa inspektimi dhe ndërhyrjeje, në porte dhe në det të hapur, për të penguar përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të anashkaluar kufizimet e armëve”. “Irani po strehon Al-Kaedën, duke mbështetur militantët talibanë në Afganistan, duke armatosur terroristët në Liban, duke lehtësuar tregtinë e paligjshme në qymyrin somalez dhe duke trajnuar dhe pajisur milicitë Shia në Irak”, tha Pompeo gjatë takimit për zbatimin e sanksioneve të OKB-së në Iran. Rusia dhe Kina, të cilat kanë kompetenca të vetos në Këshillin e Sigurimit së bashku me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë, nuk kanë gjasa të mbështesin masat e propozuara nga Pompeo. Në shkurt, Rusia vuri veton ndaj një përpjekjeje nga Perëndimi që Këshilli i Sigurimit të thërriste Teheranin në një rezolutë mbi Jemenin. Kryetari Amerikan Donald Trump vendosi të braktisë këtë vit një pakt mes Iranit dhe Perëndimit, sipas të cilit Teherani merrte përsipër të ndërpriste programin e tij bërthamor. Me daljen e SHBA-ve nga pakti, Trump riaktivizoi sanksionet ndaj Iranit, ndërsa disa shtete të Bashkimit Europian po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen e 2015-ës me Iranin, duke rritur tregtinë me Teheranin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …