Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley, thotë se SHBA është e gatshme të mbrojë veten dhe aleatët e saj. SHBA ka thënë se do të përdorë “forcat e konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut “nëse duhet”, pas testit të raketave me rreze të gjata të së martës, shkruan BBC. Ambasadorja amerikane Nikki Hale, paralajmëroi edhe një rezolutë e re kundër Phenianit në Kombet e Bashkuara. Ajo e përshkroi testin si një përshkallëzim të mprehtë ushtarak. Por Pheniani tha se nuk do të negociojë nëse SHBA nuk përfundon “politikën e saj armiqësore” kundër Koresë së Veriut. Nisja e raketave të së martës, e fundit nga në një seri testesh, ishte në kundërshtim me një ndalim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …