Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndihmojnë Ushtrinë e Kosovës, duke kontribuar që ajo të jetë një ushtri moderne dhe e pajisur mirë me mjete luftarake. Atasheu ushtarak i Kosovës në Washingron, Ilir Qeriqi, përmes një postimi ka bërë të ditur se Ushtria e Kosovës së shpejti do të ketë në posedim këto automjete të blinduara ushtarake. “Përkrahja dhe koordinimi me partnerin tonë strategjik në vazhdimësi, po sjellin rezultate ne zhvillimin e kapaciteteve tona, si ne pajisje, edukim dhe trajnim. Misioni i ri kërkon përgatitje dhe pajisje, që përmbushin synimet dhe objektivat tona për një forcë sa me moderne dhe kompatibile me aleatin tone SHBA. Në Kosovë se shpejti do të arrijnë këto pajisje, e që vargu i tyre do të jetë mjaftë i gjatë. Vazhdojmë tutje. Shumë të tjera do t’i kemi edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …