Zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës bombarduese të saj mbi forcat serbe gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Xhemi Shia ka vlerësuar lart përparimin që ka bërë Kosova pas çlirimit të saj. Ai ka përkujtuar se Kosova doli e shkatërruar nga lufta, me ekonomi të rrënuar dhe thuaja se gjithçka filloi nga zero por se ajo ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat. “Qartazi, ju keni qenë duke jetuar në një fqinjësi të vështirë, që nuk i ka bërë gjërat edhe aq të lehta për ju. Duke i pasur parasysh këto gjëra, ku ju keni nisur nga asgjë, sepse e dini që serbët morën gjithë dokumentet, ata kanë dëmtuar shumë resurse ekonomike para se të largoheshin. Ata e kanë lënë Kosovën me shumë pak, më tepër si refugjatë që mbërrijnë me pak para dhe vetëm me rrobat që mbajnë në shpinë. Në këto rrethana, mendoj që Kosova ka bërë jashtëzakonisht mirë. Kur unë kthehem në Prishtinë, çfarë vërej? Më shumë hotele të mira, më shumë vetura në rrugë, restorante shumë të mira, më shumë universitete, e të tjera, e të tjera. Sigurisht, ka probleme, mirëpo secili shtet ka probleme, demokracia nuk është asnjëherë perfektë” ka theksuar ish zëdhënësi i NATO-s, Xhemi Shia. Ai ka shtuar më tutje se mendon se NATO duhet të punojë në atë drejtim që Kosova të bëhet një vend anëtar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …