I dërguari Special i kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ku thotë se është i gëzuar që të mërkurën do të mbahet seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Grenell e ka shpërndarë njoftimin e Kosnettit në Twitter, në prag të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. “Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit. Siç i kam thënë edhe kryeministrit, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta“, ka shkruar Kosnett, shkrim të cilin Grenell e ka shpërndarë në profilin e tij. Ndryshe nga SHBA-ja, vendet e fuqishme evropiane kanë kundërshtuar mocionin e iniciuar nga LDK-ja, e cila është edhe vetë pjesë e Qeverisë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …