Partitë opozitare

Shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës do të dalin së bashku në një konferencë për media

Shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës nesër bashkë do të dalin në një konferencë për media. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër, në orën 13:00, në ambientet e Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe ajo e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami mbajnë konferencë të përbashkët për media. Konferenca ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel dhe qëndrimin e opozitës lidhur me këto bisedime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …