Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, pasi transmetuesi publik nuk e ka transmetuar, në kanalin kryesor seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar të dijë arsyen e mos transmetimit të seancës nga RTK1. RTK-në e ka themeluar Kuvendi, dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit. Seancat janë obligim ligjor e kushtetues që të transmetohen…Fakti që në një seancë ku po trajtohet një super skandal i kësaj qeverie, ndalet për një konferencë të Kurtit, tregon shumë qartë për një regjim të Kurtit, që don me ndal fjalën dhe të mashtrojë popullin për të bëmat e tyre. Ku ka logjikë duke shkuar Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të ndalohet transmetimi? Kush e ka dhënë atë vendim? “, ka pyetur Besnik Tahiri. Paraprakisht Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kishte kërkuar që të ndërpritej seanca plenare, pasi RTK-ja nuk është duke e transmetuar atë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …