Komisioni për mbikëqyrje të AKI-së, e ka ftuar për raportim të ënjten drejtorin Driton Gashin

Shefi i AKI-së, Driton Gashi raportoi para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të kësaj Agjencie

Shefi i Agjencisë të Inteligjencës së Kosovë, Driton Gashi, ka raportuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së. Anëtarë të këtij Komisioni kanë thënë pas mbledhjes, se ky takim ishte më shumë njoftues mes anëtarëve të rinj të Komisionit me drejtorin e AKI-së. Nënkryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, pas mbledhjes që e drejtoi në mungesë të kryesueses, Kadaj-Bujupi, tha se në këtë takim me Gashin, deputetet u njoftuan me të, E gjithë përbërja e Komisionit jemi për herë të parë, prandaj sot takimi ka qenë më shumë njoftues. Edhe Deputeti i LDK-së, Anton Çuni, ka thënë se ky takim nuk ishte i natyrës së raportimit, ishte më shumë i karakterit të njoftimit para anëtarëve të Komisionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …