Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se është i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe me marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Madje për këtë veprim të FSK-së, Borrell ka thënë se kjo është e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Borrell ka shkruar në Twitter se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm dhe nuk do ta tolerojnë. “Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai në Twitter.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …